Nëntë civilë shqiptarë të Kosovës që po jetonin në fshatin Bogdanovci, jo shumë larg Vukovarit të Kroacisë, u vranë nga Boshko Soldatoviq që ishte anëtar i policisë ushtarake të ushtrisë së Jugosllavisë në luftën e fundit në Kroaci.
Për këtë krim, të ndodhur 29 vjet më parë në luftën e Kroacisë, Gjykata e Lartë në Beograd ka dënuar me 15 vjet burgim serbin Soldatoviq.
Në mesin e të vrarëve ishte edhe djali i axhës, bashkë me të birin, i Pashkë Palushit. Ky i fundit thotë se ndëshkimi ndaj Soldatoviqit do të duhej të ndodhte vite më parë.