153 mijë euro janë mbledhur deri tani për shërimin e Baki Hajzerit, 20-vjeçarit nga fshati Kalaticë e Podujevës, i cili vuan nga leukemia. Këtë shumë të mbledhur e ka konfirmuar për Llapi.info, babai i Bakiut, Islam Hajzeri.

“153 mijë euro janë mbledhur deri tani për shërimin e Bakiut, duhen edhe rreth 100 mijë euro për t’ia bërë transplantimin, sepse nuk po i’a bëjnë për pa i grumbulluar të gjitha mjetet. E sipas faturës shuma që duhet mbledhur është 250.906.69 euro”, ka thënë Islam Hajzeri për llapi.info.

Ai ka falenderuar të gjithë qytetarët, të gjitha biznezet, me një fjalë të gjithë kontribuesit që kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë në grumbullimin e këtyre mjeteve.

“I falenderoj shumë të gjithë qytetarët dhe të gjitha ata që kanë kontribuar në grumbullimin e kësaj shume, sepse po të mos ishte ndihma e tyre, vështirë se do të mund ta grumbullonim këtë shumë.

Nevojiten edhe rreth 100 mijë euro, e që shpresoj të grumbullohen sa më shpejtë”, ka thënë Hajzeri.

I emocionuar ka falenderuar të gjitha mediat, sepse sipas tij, po të mos ishte zëri i medias, grumbullimi i këtyre mjeteve do të ishte i pamundur.

Ai ka bërë të ditur se që nga sot do të shpërndahen fletushka nëpër bizneze, që të marrim edhe ndihmën e tyre.

Hajzeri ka treguar se Ministria e Shëndetëisë ka ndarë një shumë rreth 30.000 euro.

Të gjitha mjetet deri tani janë grumbulluar nga nxënësit vullnetarë nga Komuna e Podujevës, vullnetarëve nga Orllani të vendosur në Prishtinë, nga shoqata Dora, si dhe organizimeve tjera në gjithë Kosovën./Llapi.info