Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 153 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.784 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.203.

“Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga komuna e Mitrovicës (47 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

IKSHPK ka bërë të ditur për 16 raste pozitive me COVID-19 në Podujevë. Prej tyre, 5 janë në qytet, 5 në Dumnicë të Epërme, 2 në fshatin Batllavë, 2 në Llapashticë të Epërme, 1 në Bradash dhe 1 në Kaçybeg,

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 106.345 të tilla. Prej tyre, 2.203 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 6.785 raste aktive me COVID-19./Llapi.info