Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 158 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.193 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.198.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

IKSHPK ka bërë të ditur për 1 rast pozitiv me COVID-19 në Podujevë, rast ky i konfirmuar në qytet.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 106.022 të tilla. Prej tyre, 2.198 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 7.156 raste aktive me COVID-19./Llapi.info