Sot u mbushën 16 vjet nga masakra e fshatit Dyz të Podujevës, në të cilën u vranë mbi 70 civilë shqiptarë.

Për ndër të 16 vjetorit të rënies heroike të mbi 70 civilëve shqiptarë, përpara 36 varreve në kompleksin memorial në fshatin Dyz u mbajt manifestimi përkujtimor, ku të pranishëm ishin familjarë të dëshmorëve dhe martirëve të rënë, si dhe qytetarë të shumtë nga Podujeva.

Të pranishmit në manifestimin përkujtimor vendosën kurora lule përpara varreve të më të dashurve të tyre.

Masakra e Dyzit është njëra ndër masakrat më të mëdha në Llap, ku forcat ushtarake dhe policore serbe pushkatuan dhe masakruan mbi 70 civilë shqiptarë.

Forcat pushtuese serbe në pamundësinë për t’u përballuar bombardimeve të forcave të NATO-së dhe luftës së UÇK-së, u vërsulën mbi popullatën civile, ku nuk kursyen as fëmijët, as pleqtë dhe as gratë./Llapi.info

57444533