Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare.
Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët e tjerë të familje.
Një konflikt familjar ka ndodhur dje në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij të mitur.
Sinjali mëson se 14-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkohë që ka dhënë dëshminë e saj lidhur me rastin para organeve të hetuesisë.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari, i cili po ashtu është i mitur, është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 17-vjeçari të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.