Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 187 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.944 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.178.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 2 raste (77, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (87 vjeç), Pejë 1 rast (86 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 10 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 4 janë në qytet, 3 në fshatin Sfeçël dhe nga një rast në Bradash, Dumnicë e Epërme dhe Herticë.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 105.375 të tilla. Prej tyre, 2.175 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 8.567 raste aktive me COVID-19./Llapi.info