20 hektarë me pisha janë përfshirë nga zjarri mbrëmë në fshatin Reçicë të Podujevës, njofton Llapi.info

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar dhe të arrestuar.

“Ankuesi zyrtar në ekonomin e pyjeve mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se është përfshi nga zjarri një sipërfaqe prej 20 hektarësh e pyllëzuar me pisha. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe njësiti i zjarrfikëseve të cilët kanë lokalizuar  zjarrin. Pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar dhe të arrestuar. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërkaq, Policia në  raportin e sotëm ka bërë të ditur se zjarrvënie ka pasur edhe në fshatin Popovë.

“Raportohet se nga të dyshuar të pa njohur i është venë zjarri fushave të lira dhe pyjeve. Njësitet relevante policore si dhe njësiti i zjarrfikëseve kanë lokalizuar zjarrin. Gjithashtu për shkake të përhapjes së zjarrit në disa vatra zjarri janë aktivizuar edhe shtabi i shërbimeve emergjente në nivel të komunës, si dhe FSK-ja.  Për momentin nuk mund të përcaktohet se sa hektar me pyje i ka përfshirë-dëmtuar zjarri dhe sa është vlera e dëmit të shkaktuar pasi ende zjarret ende janë aktive. Është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhet në raport./Llapi.info