Sot janë bërë 20 vjet nga bombardimi i autobusit në Urën e Lluzhanit të Podujevës, njofton Llapi.info
Bombardimi në këtë urë kishte ndodhur mesditën e së shtunës të 1 majit 20 vite më parë (1999), nga forcat ajrore të NATO-s.
Në këtë autobus të linjës Prishtinë – Podujevë nga bombardimi humbën jetën mbi 30 civilë shqiptarë.
Tragjedia kishte ndodhur në kohën e intervenimit të forcave ajrore të NATO-s kundër policisë serbe, në periudhën mars-qershor të 1999-s.
Në këtë vend nuk është vendosur ndonjë pllakë përkujtimore me emrat e të rënëve, ndërsa janë vendosur kurora lulesh nga familjarët e viktimave./Llapi.info