Me rastin e 19 qershorit, Ditës së Çlirimit të Podujevës, janë bërë homazhe para shtatoreve të heronjve në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info
Kreu i Komunë së Podujevës, Agim Veliu, së bashku me një delegacion i përbërë edhe nga disa këshilltarë të partive politike në Kuvend, kanë vendosur lule tek shtatoret e heronjve. E pranishme në këto homazhe ishte edhe nëna e heroit Ali Ajeti, Vahidja.
‘Në 20 vjetorin e çlirimit të Podujevës së bashku me nënë Vahiden, delegacionin e Komunës së Podujevës, këshilltarë të partive politike në Kuvend dhe përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bëmë homazhe dhe vendosëm kurora me lule te shtatoret e heronjëve në sheshet e qytetit të Podujevës, në nderim të jetës dhe veprës së tyre madhore”, ka shkruar Veliu./Llapi.info