Sot, më 19 qershor, janë bërë 20 vite që nga dita kur Komuna e Podujevës u çlirua nga okupatori serb, njofton Llapi.info
Për 20 vjetorin e çlirimit, një pjesë e qytetit të Podujevës është dekoruar me flamuj shtetërorë e kombëtarë.
Me rastin e shënimit të kësaj dite, Komuna ka organizuar aktivitete të cilat do të na përcjellin deri në mbrëmje.
Sipas njoftimit, programi i aktiviteteve do të fillojë qysh në orën 10:00 të mëngjesit, me homazhe pranë pranë shtatoreve në Sheshin “Ali Ajeti” dhe në Sheshin e Dëshmorëve.
Më poshtë agjenda:
Ora 10:00
Homazhe dhe vendosje të buqetave me lule pranë shtatoreve në Sheshin “Ali Ajeti” dhe në Sheshin e Dëshmorëve.
Ora 11:00
Marshim me automjete të terrenit malor
(Relacioni: Hotel Besiana-Beni Dona-Tabet e Llapashticës-Kompleksi Memorial në Penuhë-Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan)
Ora 18:00
Ekspozitë e artit figurativ (nxënësit e shkollave fillore)
Holli i Teatrit “Avdush Hasani”
Ora 19:00
Koncert Sh.K.A. Josip Rela
Forumi Rinor i Ashkalive
Sheshi “Ali Ajeti”
Për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Podujevës, më 16.06.2019, në Palestrën e sporteve “Hakif Zejnullahu” është mbajtur Turneu memorial në karate “Curri-Begolli”, ku morën pjesë klube të karatesë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi./Llapi.info