Në ceremoninë e organizuar në 20 vjetorin e Masakrës së Dubravës u arrestua një ish i burgosur, i cili tentoi ta prishë këtë ceremoni.

Me të filluar ceremonia nga moderatorja e ngjarjes, Shefqet Kabashi ka dalur në mes të skenës duke bërtitur drejt të pranishmëve.

Ai është dëgjuar duke thënë se “Ju ma keni bo ma zi se shkijet, ju ma keni marrë bukën. Qeveria më ka shpall tradhëtar e tash nuk janë këtu”.

Menjëherë ka ndërhyrë gardianët e burgut dhe e kanë arrestuar.

I pyetur nga Klan Kosova se kujt ia drejtoi këto fjalë të rënda, Kabashi ka përmendur Nijazi Kryeziun, Nait Hasanin e Hajredin Kuçin.