Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të gjithë përgjegjësinë për mbikëqyrjen e çmimeve për Covid 19 e ka lënë në duart e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Thotë se këto dy institucione e kanë për detyrë të mbikqyrin laboratorët privatë të licensuar për të kryer teste serologjike dhe molekulare për koronavirus.
Këto komente, Zemaj i bëri gjatë një vizitë në Mjekimin Qendror Intensiv në QKUK.
Zemaj tha se mbikëqyrja e këtyre laboratorëve është detyrë e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ndërsa theksoi se MSH-ja po i licenson vetëm ata laboratorë që po i përmbushin kriteret.
“Ne i kemi licensuar më shumë se 120 laboratorë. Jemi në process të licensimit edhe të tjerëve dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi për licensim të gjithë ata që i përmbushin kriteret do t’i licensojë. Është kompetencë e organeve tjera që t’i mbikëqyrin, qoftë Agjencionin Kosovar të Konkurrencës, qoftë Administrata Tatimore e Kosovës, por ne e bëjmë punën tone profesionale”, u shpreh Zemaj.