Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 202 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.810 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.173.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 77 vjeç), Podujevë 2 raste (84, 37 vjeç), Prishtinë 2 raste (76, 64 vjeç), Drenas 1 rast (90 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 14 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 6 janë në qytet, 3 në fshatin Halabak, 2 raste në fshatin Dumnicë e Epërme, 2 në fshatin Letanc dhe një rast në fshatin Siboc i Epërm.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 105.188 të tilla. Prej tyre, 2.173 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 8.841 raste aktive me COVID-19./Llapi.info