Xhafer Rama, 21-vjeçar me prejardhje nga fshati Turuçicë e Podujevës është llapjani që po tregon sukses në Amerikë. Ai është student i vitit të tretë në “Berea Collage” në Kentucky të Amerikës dhe njëherit asistent i matematikës në këtë universitet.
Ai ka treguar për portalin Llapi.info se studion matematikën, ekonomikun dhe shkencat kompjuterike në këtë universitet dhe se është asistent i matematikës që nga viti i parë i studimeve.
“Vitin e parë të studimeve kam qenë asistent i thjeshtë, kam kontrolluar detyra, teste. Në vitin e dytë kam filluar me ligjerim, kam zëvendësuar ndonjë profesorë kur ka munguar. Vitin e ardhshëm e përfundoi vitin e katërt në tri drejtime”, ka thënë Rama për Llapi.info.
Ai ka treguar se në universitetin në të cilin ky studion, çdo vit aplikojnë mbi 800 studentë ndërkombëtar nga vendet tjera dhe pranohen vetëm 30.
“Kam aplikuar në 15 universitete në Amerikë. Jam pranuar në mesin e 30 studentëve të huaj me bursë të plotë në Universitetin e “Berea Collage”. Jam i vetmi nga Kosova. Mendoj që edhe masterin të e përfundoj në Amerikë”, ka shtuar Xhafer Rama.
Llapjani 21-vjeçar ka marrë pjesë në shumë aktivitete, me ç’rast atij i janë ndarë shumë mirënjohje.
“Unë jam pranuar ne tri “honors society” ose shoqëri me ndere në bazë të notave. Ato janë: Pi Mu Epsilon (për Matematikë), Epsilon Pi Tau (për Shkenca Kompjuterike) dhe Omicron Delta Epsilon (për Ekonomi). Si student i vitit të parë kam fituar Pugsley Mathematics Aëard për arritje të mëdha në fushën e matematikës si studente i vitit të parë” ka treguar Rama për Llapi.info.
Shkollën fillore Xhafer Rama e ka përfunduar në fshatin Orllan, ku edhe ka jetuar pas luftës, ndërsa, shkollën e mesme në Prishtinë në shkollën “Prishtina High School”./Llapi.info