Një familje nga Podujeva është bërë me shtëpi të re.
Kjo, falë humanistit Halil Kastrati dhe futbollisti i njohur që luan në La Liga, Enis Bardhi, shkruan Llapi.info
Pjesë e kësaj familje janë Shahe Hasani me dy fëmijët dhe vjehrrën e saj. Kryefamiljari i kësaj familje Xhemajl Hasani, kishte ndërruar jetë vitin e kaluar, duke mos arritur ta shijoj shtëpinë e re.
Mërgimtarët nga qyteti Graz i Austrisë, kishin arritur të grumbullonin 18.000 euro për të ndërtuar shtëpinë e familjes Hasani./Llapi.info