Në Podujevë, të dielën mbrëma ka mbetur i vrarë një person i cili, sipas dëshmitarëve, është vrarë nga mbi 30 plumba që ishin shtënë ndaj tij.
Familja e viktimës Fahri Bunjaku, 25 vjeçar, thonë se djali i tyre kishte dalë të pinte kafe në kohën kur u qëllua për vdekje, raporton televizioni publik.
Abdyl Bunjaku, baba i Fahriut, dyshon se deri te vrasja ka mundur të ketë ardhur si pasojë e “xhelozisë për çështje biznesi” pasi të dy familjet, Bunjaku dhe ajo e dorasit, Sylejmani, merren me tregti të mishit.
“Po ma merr mendja se ndonjë xhelozi e biznesit, po nuk po mund ta di shkakun”, ka thënë Bunjaku.
Thuhet gjithashtu se zënka mes dy familjeve, Bunjaku nga fshati Sallabajë dhe Sylejmani nga fshati Surkish, kishte nisur para një jave.