Sot 25 vite, kur vdekja ndau nga ne Atdhetarin Patriotin tonë te shquar nga BESIANA Xheladin Rekaliu (XHELA)!
Ripostim:
I vetëdijshëm se me pak fjalë s’mund te përshkruhet tër veprimtaria e Atdhetarit Xheladin Rekaliut, Por ishte dëshira ime që me pak fjalë ta kujtoj ketë burrë te madh te Kombit..
jam i nderuar që pata rastin ta njihja kët burrë për s ‘afërmi dhe njëkohësisht edhe ti shërbeja Xheladinit dhe shokëve te tij, ku disa here zgjodhi Konakun tim, pasi me vëllain tim kishin kontakte dhe bisedonin për veprimet e tyre që unë nuk i dija.
Unë kërkoja me ngulëm nga Vëllai im edhe nga ata që e njihnin Xhelën, kërkoja te me tregonin për veprimtarin e Xheladinit, pasi kisha shumë dëshirë te dija më shumë për ketë burrë, ku për dallim nga të tjerët ne sytë e tij vërehej gatishmëria, guximi, vendosmëria e pa lëkundur që kishte në veprimet e tija Atdhetare..
Që nga atëherë kam mësuar se Xheladini ishte njeri ndër organizatorët kryesor i Demonstratave në Besianë dhe Prishtinë, ne vitet 1968 ku dhe ishte arrestuar s’bashku me grupin e tij, burgosur dhe dënuar me disa vite burg me akuza për veprimtari armiqësore ndaj pushtetit te asaj kohe.
Edhe pas lirimit nga burgu Xheladini, nuk ishte ndal s’vepruari për te drejtat e Shqiptarëve, ai qdo here përcillej nga Sigurim Serb, dhe për disa here me radhë ishte arrestuar duke izoluar vetëm që ta pengonin ne veprimet e tija atdhetare.
Për herë te fundit në vitin 1989/90 në emër të një bisede te shkurtë informative Xheladini ishte arrestuar dhe mbajtur i izoluar për disa muaj me radhë pa asnjë arsye.
Xheladini kurrë su ndal s’vepruari deri në kohë kur ju paraqit një sëmundje e rëndë , ku me ndihmën e shokëve ilegalisht kaloj ne Shqipëri , dhe më pas për të shkuar ne spitalin e Zvicrës për te kërkuar shërim, mirëpo pa sukses pasi smundja që kishte nuk kishte shërim dhe çdo ditë smundja ja rëndonte shëndetin , ai e kuptoj dhe u bind se nuk kishte shërim dhe se vdekja po i ofrohej.
Xheladini kishte kërkuar me ngulëm të kthehet dhe te vdes në Vendlindje e vetë, dhe falë ndihmës se bashkatdhetarëve ai kthehet ne vendlindje për tu çmall me Familje miq e Shokë dhe me tokën e Kosovës. Dhe pas një vizite që i bëmë me disa shokë pak dit para se te vdiste, edhe pse dukej i lodhur nga smundja ai nuk dorëzohej, dhe për disa orë na mbajti duke biseduar dhe duke na treguar se ishte shumë i lumtur kurë po dëgjonte se UÇK-ja po korr suksese te mëdha , dhe njëkohësisht mërzitej që nuk mund tju bashkohej Radhëve të UÇK-së.
Xheladinin ishte i lumtur se Komandant dhe ushtar të UÇK-së vinin për ta vizituar dhe për t’ja lehtësuar sa do pakë dhimbjet .
Nga gëzimi që kishte disa here na tregonte se si u realizua ëndrra dhe Dëshira që kishte për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës,
Xhela edhe pse e dinte se nuk kishte jetë gjatësi ai nuk e mshifte dëshirën për te jetuar deri sa ta shofë Kosovën e Lirë, pore vdekja nuk e priti dhe me 17 janar 1999 Xheladin Rekaliu, vdiq për të mos vdekur kurrë , i pa harruar kujtimi për Xheladin Rekaliun. LAVDI🇦🇱 ✍️HM