26 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot në Kosovë, raporton Llapi.info.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot janë testuar 195 mostra, ku 26 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë me COVID-19 ka arritur në 449.
Sipas IKSHPK-së, një rast është nga Komuna e Podujevës, gjegjësisht nga fshati Pollatë.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, gjashtë (6) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimit: katër (4) raste Vraniq, një (1) rast Bukosh dhe një (1) rast Krushicë e poshtme), katër (4) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë), tre (3) raste me vendbanim në Lipjan, tre (3) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: dy (2) raste Smirë dhe një (1) Viti), dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: një (1) rast Leposaviq dhe një (1) rast Graniçan), dy (2) raste nga komuna e Kamenicës ( sipas vendbanimit:një (1) rast Kamenicë dhe një (1) rast Hodonovc) dhe me nga një (1) rast: Samadrexhë-Vushtrri, Pollatë-Podujevë dhe Pjetërshticë-Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Sipas IKSHPK-së, sot kanë vdekur dy persona të infektuar me koronavirus në Kosovë, duke çuar kështu në 11 numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi në Kosovë.
Sot më 16 prill 2020, janë shëruar edhe tetë pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 79.
Ndërkaq njoftohet se nga data 08 shkurt deri më 16 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.915 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 449 me 11 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./Llapi.info