Duke filluar nga nesër, e deri të premten, Komuna e Podujevës përmes kontraktuesit të saj do të bëjë dezinsektimin e hapësirave përreth lumenjve Llap dhe Dumnica, njofton Llapi.info

Dezinsektimi i hapësirave të jashtme behët për qëllimin e zvogëlimit të numrit të rritur të insekteve fluturuese të dëmshme (mushkonja e të tjera), si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, ku si bartës janë insektet e ndryshme.

Orari i dezinsektimit:

Më 11.06.2019 – Dezinsektimi i hapësirave përreth lumit Llap në fshatrat Peran, Bajçinë dhe Dobërdol.

Më 12.06.2019 – Dezinsektimi i hapësirave përreth lumit Llap në pjesën e qytetit dhe fshatrat Gllamnik, Siboc dhe Penuhë.

Më 13.06.2019 – Dezinsektimi i hapësirave përreth lumit Llap në fshatrat Llugë, Lluzhan dhe Bellopojë

Më 14.06.2019 – Dezinsektimi i hapësirave përreth lumit Dumnica ne fshatrat Sveçël, Dumosh, Siboc i Poshtëm dhe Llugë.

Njoftojmë shoqatat e bletarëve dhe pronaret e shoqërive të bletëve që gjatë ditëve të dezinsektimit t’i mbajnë bletët e mbyllura gjatë tërë ditës, sipas orarit të dezinsektimit nëpër fshatra dhe qytet, për shkaqe të sigurisë së bletëve të tyre./Llapi.info