Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 269 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.262 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.162.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 71 vjeç), Prizren 2 raste (81, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Gjakovë 1 rast (58 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Lipjan 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 12 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 4 janë në qytet, 2 në Letanc dhe nga një rast në fshatrat; Batllavë, Bellopojë, Dumnicë e Epërme, Gërdoc, Kaçybeg dhe Katunishtë.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 104.986 të tilla. Prej tyre, 2.162 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 9.296 raste aktive me COVID-19./Llapi.info