Në kuadër të Garave në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, të cilat për herë të parë u organizuan në Republikën e Kosovës përmes Programit Nacional për Rininë. Nxënësit e të gjitha shkollave nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën patën rastin që të jenë pjesë e garës, njofton Llapi.info

Mbi 2000 nxënës nga të gjitha komunat e Kosovës për dy ditë radhazi, më 22 dhe 23 qershor dëshmuan talentin e tyre para 13 paneleve të ndryshme vlerësuese të nivelit republikan në kategoritë e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik si: në art muzikor, art pamor, recitim, poezi/hartim, teatër, debat, ese hulumtuese.

E pas publikimit të rezultateve, disa fitues nga komuna e Podujevës u shpërblyen edhe në nivel republikan:

  1. Diar Krasniqi nga shkolla “Drita”, klasa e IV-të, për art pamor e ka zënë vendin e I-rë.

2. Erinë Ibishi, Lisiana Salihu, Olsa Hyseni, nga shkolla “Ilir Konushevci”, klasa e IV-të, për teatër, kanë zënë vendin e III-të.

3. Armend Muqiqi nga shkolla “Dr.Ibrahim Rugova”, klasa e VII-të për teatër ka zënë vendin e III-të.

4. Dionis Sadriu nga shkolla “Naim Frashëri”, klasa e IX-të për art muzikor ka zënë vendin e II-të.

5. Yllka Hodolli nga shkolla “Naum Veqilharxhi”, klasa e IX-të, për hartim, zuri vendin e III-të.

6. Mendim Gashi, Vlera Mulolli dhe Dea Qerimi nga shkolla “Aleksandër Xhuvani”, klasa X-të për art muzikor, zunë vendin e II-të.

7. Engjëll Blaku, Ardonat Blakçori, Dren Visoka nga shkolla “Aleksandër Xhuvani”, klasa XI-të, për art muzikor, zunë vendin e III-të./Llapi.info