Ambulanta e Mjekësisë Familjare në fshatin Batllavë të Podujevës e kishin ‘kapluar’ barishtet e shumta në një institucion shëndetësor, njofton Llapi.info
Gjendjen që bari kishte arritur lartësinë e objektit e kishte bërë të ditur këshilltari i VV-së, Fitim Haziri. Mirëpo, reagimi i tij nuk zgjati shumë, pasi që pas raportimit periferia e objektit është rregulluar.
LEXO EDHE: Pak kohë pas ndërtimit – Ambulanta në Batllavë mbulohet nga barishtet
“Mbas një reagimi që bëmë rreth ambientit të pa mirëmbajtur të Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Batllavë institucionet paskan reaguar dhe e paskan pastruar. Ka ardhur koha qe institucionet lokale te ndërtojnë një sistem që udhëheq, pra ta ndërtojmë REPUBLIKEN, se pasqyra e shtetit tregon si i mirëmbajmë institucionet, ashtu siç e kemi qeverisjen e kemi edhe pasqyrën e institucioneve lokale e shtetërore pra “LLUGË”, e jo të reagojnë të punojnë vetëm kur kemi reagime të qytetarëve”, ka shkruar Haziri.
“Drejtoria e Shëndetësisë në 2018 kishte në dispozicion 401.000 €, nga ky buxhet kishte arritur t’i shpenzojë vetëm 52,479 € në sektorin shëndetësisë dhe nuk qe e aftë që ta ndajë një shumë për të kontraktuar ndonjë kompani të menaxhimit të mbeturinave që t’i mirëmbajë këto institucione që ta kenë pasqyrën e institucioneve që promovojnë shëndetin”, ka thënë tutje ai./Llapi.info