Një aksident rrugor i ka kushtuar me jetë një vajze 27 vjeçare nga komuna e Podujevës.
Aksidenti ishte shkaktuar në fshatin Dobërdol të kësaj komune, më 10 prill, shkruan Indekonline. Mirëpo, policia sot ka njoftuar se Liridonë Gashi ka ndërruar jetë në spital ku ishte duke u trajtuar.
Ajo nuk ka arritur t`iu bëj ballë plagëve, andaj dje ka ndërruar jetë.
“Fshati Dobërdol, Podujevë 10.04.2018 – 19:50. Në lidhje me rastin me 23.04. 2018 viktima femër K-Shqiptare e cila ishte në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i dërgohet në IML për autopsi”, ka bërë të ditur sot policia në raportin e saj 24-orësh.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në orën 18:00, në fshatin Dobërdol.