Ndonëse punimet kanë nisur kohë më parë, në qendër të Podujevës po vazhdon ende asfaltimi i rrugëve.

Këto punime po vështirësojnë qarkullimin e veturave dhe të këmbësorëve. Përveç kësaj, atje po shkaktohet edhe pluhur i madh.

Një qytetar ka dërguar video në redaksinë e Gazetës Sinjali, në këto pamje shihen veturat e mbuluara nga pluhuri. E kjo gjendje tash e sa kohë ka ‘paralizuar’ bizneset e shumta përkitazi me këtë rrugë.

Sipas tij, nëse veturën e parkon në qendër të Podujevës mund ta shihni në këtë gjendje.

Ndryshe, punimet vetëm për largimin e asfaltit dhe zgjerimi i rrugës “Zahir Pajaziti” kanë nisur në muajin maj./Llapi.info