28 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK.

Sipas njoftimit, 16 raste janë në gjendje stabile, prej tyre 9 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Klinika Infektive përmes raportit ka njoftuar se tri raste janë në gjendje kritike, dy prej tyre në frymëmarrje të asistuar dhe një rast me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Sot lirohen 3 raste Covid-19 pozitiv për vetizolim në shtëpi. Jemi në pritje të rezultateve për 6 raste, si dhe 1 rast i cili rezultoi negativ në testimin për Covid-19 lirohet nga klinika”, thuhet në raport.