Zyrtarët shtetërorë vazhdojnë t’i keqpërdorin veturat edhe në ditë vikendi, ani pse një gjë e tillë është e përcaktuar që ato të përdorën vetëm për punë zyrtare, shkruan Llapi.info.
Por, zyrtarët s’i dëgjojnë kritikat, kështu duke vazhduar me keqpërdorime. E një veturë e tillë sot është parë duke shëtitur nëpër fshatra të Podujevës, përkatësisht në fshatin Brainë.
Në pamjet që lexuesit e portalit i kanë dërguar, shihet automjeti me targa 3Z, duke qarkulluar në atë pjesë.
Sipas dëshmitarëve, kjo nuk është hera e parë që zyrtarët shtetërorë frekuentojnë këtë fshat me vetura zyrtare ditëve të vikendit./Llapi.info