Llapi është deklasuar në kryeqytet, pasi që është mposhtur nga Flamurtari me rezultat 3-2, njofton Llapi.info
Mysafirët nga Podujeva kaluan të parët në epërsi kur po zhvillohej minuta e 16’, me anë të mesfushorit Behar Maliqit, ndërsa Flamurtari përmbysi rezultatin në 2-1 me golat e realizuar nga Mergim Boshnjaku në minutën 19’ dhe 25’.
Ndërsa, për rezultatin 3-1 u përkujdes Alban Shillova në minutën e 31’.
Me rezultat 3-1 për Kuq e Zinjtë përfundoi pjesa e parë në stadiumin “Xhemajl Ibishi”.
Për dallim nga pjesa e parë që solli 4 gola, në 45-minutëshin e dytë u realizua vetëm një gol nga skuadra e Llapit, kur po zhvillohej minuta e 78’ me anë të Ahmed Januzit.
Pas kësaj humbje, Llapi përfundon sezonin në pozitën e tretë me 69 pikë, ndërsa Flamurtari me këto tri pikë siguron mbetjen në Superligë pa barazh./Llapi.info