3 persona kanë mbetur të lënduar sot rreth orës 10:00 të mëngjesit në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës, njofton Llapi.info.

Këtë për Llapi.info e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës i cili deklaroi se që të tre të lënduarit i përkasin gjinisë femërore dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Po sot në mëngjes ka ndodhur një aksident ku si pasojë janë lënduar tre persona, që të gjitha të gjinisë femërore dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Në mesin e të lënduarave është edhe një grua shtatzënë, gjendja e së cilës është stabile dhe shumë e mirë” tha ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet përkatëse të policisë të cilët janë marrë me rastin./Llapi.info