Tre persona të gjinisë mashkullore kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në magjistralen Podujevë- Prishtinë, në fshatin Gllamnik, njofton Llapi.info.

Llapi.info ka kontaktuar me Qendrën Emergjente të Podujevës, ku mjeku kujdestar tha se nga ky aksident kanë mbetur tre të lënduar të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë (QKUK).

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar edhe Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, i cili tha se në orën 16:27 është raportuar për një aksident mes dy veturave në fshatin Gllamnik, ku njësitet policore kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas Bislimit me rastin vazhdojnë të merren njësitet rajonale të trafikut./Llapi.info