Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes në magjistralen Podujevë- Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lluzhan, njofton Llapi.info.
Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, i cili tha se nga ky aksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.
“Rreth orës 5:35 është raportuar se ka ndodhur një aksident, por komplet me rast është marr trafiku rajonal, vetëm sigurimi i vendit të ngjarjes është bërë prej njësisë sonë” tha Bislimi për Llapi.info.
Ndërsa, Qendra Emergjente në Podujevë për Llapi.info e ka bërë të ditur se nga ky aksident të lënduar kanë mbetur 3 persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm./Llapi.info