Të rinjtë kosovarë vazhdojnë të mbesin të pakënaqur me jetesën në vendin e tyre. 

Kështu është me 30 të rinj nga Podujeva që kanë marrë rrugën për në Kroaci. 

Indeksonline ka siguruar një fotografi të tyre në kufirin në Merdare. 

Ky nuk është rasti i parë që qytetarët e Kosovës marrin rrugën për në Kroaci. Gjatë këtij viti shumë autobusë janë nisur për në shtetin ballkanik për një jetë më të mirë. 

Rastet më të shpeshta ishin në qytetin e Kamenicës.