Sot janë bërë 30 vjet nga rënia heroike e veprimtarit të çështjes kombëtare Ali Ajeti, i cili me disa bashkëveprimtarë kishte krijuar njësitin gueril, i cili më vonë do të quhej “Çeta e Llapit”, njofton Llapi.info

Ali Ajeti ishte nga veprimtarët politik që i kishin dhënë emër kërkesave të shqiptarëve në Kosovë që nga pranvera e vitit 1981 e 1982 me demonstratat masive. Ali Ajeti pas vuajtjes së burgut politik 1984 – 1988, i përkiste tashmë një rrethi të veprimtarëve të vendosur, të gatshëm për të u sakrifikuar për lirinë e Kosovës. Ai i takonte një grupi të organizuar dhe të armatosur të cilët organizonin demonstrata dhe sulme mbi okupuesit. Veprimtaria e këtij grupi i përkiste “Çështjes Kombëtare”, e ky grup më vonë (dhjetor 1989) u quajt “Çeta e Llapit” . Para 27 vitesh dëshmori i kombit Ali Ajeti u bë theror lirie dhe i dha emrin ditës.

Ali Ajeti ishte sinonim i trimërisë, i devotshmërisë për atdheun, i vetëmohimit, përkushtimit dhe sakrificës. Ai që nga rinia e hershme e tij ishte përcaktuar për luftë të pa kompromis kundër pushtuesit dhe nuk u ndal asnjëherë.

Nga rruga e lirisë nuk mundën ta ndalin as burgjet, ndjekjet, vuajtjet e as rreziqet. Nga rruga e lirisë e ndalën plumbat e policisë vrastare të okupatorëve. Armiqtë, me plumba e ndalën jetën e tij, por jo idealin e tij – çlirimin e Kosovës.

Ajeti pas vuajtjes së burgut politik 1984 – 1988, i përkiste tashmë një rrethi të veprimtarëve të vendosur, të gatshëm për t’u sakrifikuar për lirinë e Kosovës.

Më 30 maj të po atij viti, komandanti i “Çetës heroike të Llapit” Ali Ajeti bie duke luftuar trimërisht e heroikisht kundër policisë së Milosheviqit, në fshatin Shtedim.

Në nderim të jetës dhe veprës së herorit, sot emrin e tij e mbajnë shkolla në fshatin e lindjes në (Sfeçël), aty ku i mori mësimet e para. Po ashtu emrin e tij e mbajnë edhe bulevarde, rrugë, shoqata humanitare, Kulturo-artistike, etj.

Ndërsa, më 15 shkurt të vitit 2018 shtatorja e heroit emblematik u vendos në qendër të Podujevës, në sheshin që mbanë emrin tij./Llapi.info