Dogana e Kosovës ka shpallur tender me vlerë 300 mijë euro për asgjesimin e disa produkteve të sekuestruara, duke përfshirë asgjësimin e cigareve , filterave letrës së cigareve dhe nargjileve. Po ashtu kompania e cila do të shpallet fituese do të bëjë asgjësimin e mallrave kozmetike, higjienike dhe mallrave pa vlerë (dokumentacionit , katalogë, reklama) dhe mallrave të tjera nga plastika,qelqi.

Këto të dhëna janë publikuar në platformën online E-prokurimi .