Tridhjetë e një të infektuar me koronavirus janë të shtrirë në Klinikën Infektive, tre prej të cilëve në gjendje kritike.

Këtë e ka bërë të ditur Sadije Namani, shefe e repartit, përmes një njoftimi të enjten.

“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 3 raste në gjendje kritike. Jemi në pritje të rezultateve për 6 raste”, shkruhet në njoftim.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur 1 mijë e 293. Prej tyre 913 janë të shëruar, derisa deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur 31 pacientë.