Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 32 aksidente trafiku prej të cilave 22 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 10 me dëme materiale.

Ndërsa në trafik, policia ka gjobitur gjithsej 830 pjesëmarrës që kanë thyer rregullat e komunikacionit.