Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 327 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.104 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.153.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Malishevë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (82 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 32 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 15 janë në qytet, 4 në Dumnicë të Epërme, 2 raste në fshatrat; Balloc, Letanc, Llapashticë e Epërme dhe Revuçë dhe me nga një rast në fshatrat; Dobërdol, Halabak, Llaushë, Sfeçël dhe Sllatinë.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 104.717 të tilla. Prej tyre, 2.153 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 9.485 raste aktive me COVID-19./Llapi.info