Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 335 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.252 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.125.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (67 vjeç), Gjakovë 1 rast (88 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Novobërdë 1 rast (50 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç)”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 21 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 3 janë në Bradash, 3 në fshatin Sfecël, 2 raste në qytet, 2 raste në Lladoc dhe nga një rast në fshatrat; Balloc, Batllavë, Dobratin, Dumosh, Halabak, Herticë, Llapashticë e Epërme, Peran, Revucë, Siboc i Epërm dhe Tërnavë.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 103.815 të tilla. Prej tyre, 2.125 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 10.878 raste aktive me COVID-19./Llapi.info