Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 345 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.208 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 1.996.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (76, 70, 49 vjeç), Kamenicë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (80 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 16 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 7 janë në qytet, 2 raste në Penuhë dhe Kërpimeh dhe me nga një rast në fshatrat; Llapashticë e Epërme, Orllan, Pakashticë e Epërme, Peran dhe Sallabajë.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 98.341 të tilla. Prej tyre, 1,996 pacientë kanë vdekur dhe 82.582 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 13.763 raste aktive./Llapi.info