Në komunën e Podujevës është funksionalizuar projekti “One Stop Shop”, me 10 sportele të gjitha në një vend, pra në katin e parë të Administratës Komunale, do të ofrohen shërbime të shumta me standarde të larta, në një ambient modern e të digjitalizuar, njofton kumtesa komunale, trasnmeton Llapi.info.
Pa pritje të gjata me rend dhe rregull, tash qytetarët do të marrin shërbime publike të shpejta dhe efikase.
Tani qytetarët, pos asaj që do të kenë shërbime më të thjeshta, e me kosto më të ulët kohor e financiar, do të kenë komunikim të drejtpërdrejt dhe transparent me zyrtarët komunal./Llapi.info