Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka qëndruar mbrëmë në Obiliq dhe në disa lokacione të Podujevës, ku është takuar me shumë qytetarë, në vazhdën e fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në një shkrim në rrjete sociale, Haziri i ka falenderuar që të gjithë, për siç ka thënë ai: mikpritjen dhe entuziazmin për fitoren e madhe të Lëvizjes Vetëvendosje, me 14 shkurt.
“Mbrëmë, takimet i vazhduam në Obiliq, tek familja Svirca nga Mazgiti. Në mbrëmje u kthyem në Llapashticë dhe Dumnicë, ku gjetëm mikpritje dhe entuziazëm për fitoren e madhe të Lëvizjes Vetëvendosje, më 14 shkurt! Faleminderit nga zemra!”, ka shkruar Haziri.