Gjashtë persona të gjinisë mashkullore në Komunën e Podujevës kanë vdekur në fatkeqësi gjatë vitit 2016. Ndërsa dy meshkuj kanë bërë vetëvrasje dhe 2 të tjerë janë vrarë sipas statistikave të ASK-së, shkruan Llapi.info.
Nga gjinia femërore nuk ka pasur vdekje në situata të tilla.
Sipas ASK-së del të jetë se mosha e përgjithshme mesatare e të vdekurve për vitin 2016 është 69.5 vjeç, ndërkaq mosha mesatare e gjinisë mashkullore është 69.8 ndërsa e gjinisë femërore 68.9.
Ndërsa, numri i personave që ka ndërruar jetë në Komunën e Podujevës është 370, prej tyre 225 meshkuj, 3 të pa martuar, 180 të martuar, 34 të ve dhe 8 prej tyre nuk u dihet statusi, ndërsa nga gjinia femërore gjithsej 145 femra, 6 të pa martuara, 72 të martuara, 62 të veja, 1 e shkurorëzuar dhe 4 nga ato që nuk i’u dihet statusi.
Prej tyre, 185 persona kanë ndërruar jetë në spital, 184 në shtëpi dhe 1 në një vend tjetër(nuk ceket), 368 kanë qenë me përkatësi shqiptare, një me përkatësi të RAE2 dhe një me përkatësi tjetër.
Në vitin 2016 kanë ndërruar jetë gjithsej katër foshnje si rrjedhojë e tretmanit mjekësor moshat e të cilëve kanë qenë nga 24 orë, 1-6 ditë, 1-3 muaj dhe 8-11 muaj.
Ndërsa prej të rriturve, prej 370 personave të vdekur, njëri prej tyre i përket grup moshës 10-19 vjet, ndërsa nëntë prej tyre kanë qenë nga mosha 20- 29 vjet, kurse nëntë persona të moshës 30-39 vjet, shtatë prej tyre të moshës 40-49 vjet, tridhjetë ë shtatë prej tyre kanë qenë të moshës 50-59 vjet, shtatëdhjetë e nëntë persona të moshës 60-69 vjet, 70-79 vjet 131 persona ndërsa mbi 80 vjet gjithsej 93 persona.
Për ti parë statistikat e përgjithshme të numrit të vdekjeve në Komunën e Podujevës klikoni këtu
Statistikat: