Sportisti i ri llapjan, Demahmet Sinani është shpallur kampion për seniorë në garat e MMA-së të mbajtura në Shqipëri, njofton Llapi.info.
Me këtë rast, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i ka ndarë atij një mirënjohje, ndërkohë që ka bërë të ditur se Sinani është pjesëtar i përfaqësueses së kickboxit të Kosovës dhe përfaqësueses i kombëtares se Kosovës në MMA.
“Kisha kënaqësinë të mirëpres në zyren tim sportistin e ri llapjan, Demahmet Sinani, i cili në garat e fundit në Shqipëri është shpallur kampion mbarëkombëtar në diciplinën e MMA-së për senior. Demahmeti është pjesëtar i përfaqësueses së kickboxit të Kosoves dhe përfaqsueses i kombëtares se Kosovës në MMA. Demahmet Sinani është pjesëtar i klubit “Kroni” në Podujevë, gjithashtu tash e 5 vite rresht është kampion i Kosovës në kickbox për grupmoshat dhe peshën e tij njeherësh edhe nënkampion i Kosovës në boks. Ndava mirënjohje në shenjë falënderimi dhe krenarie që na dha sportisti llapjan, dhe urova që në të ardhmen të bëhet kampion botëror”, ka shkruar Bulliqi./Llapi.info