Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 382 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.003 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.110.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (83, 79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç), Skenderaj 1 rast (78 vjeç)”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 27 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 13 janë në qytet, 2 në fshatin Konushec, 2 raste në Bradash dhe Obrançë dhe me nga një rast në fshatrat; Letanc, Llapashticë e Epërme, Metergoc, Pakashticë e Epërme, Penuhë, Sfeçël dhe Siboc i Epërm.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 103.124 të tilla. Prej tyre, 2.110 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 11.366 raste aktive me COVID-19./Llapi.info