Gjatë ditës së hënë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, kanë ardhur në jetë 39 foshnje
Nga 38 nëna, një prej tyre ka lindur fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.
Në raportin e klinikës janë shënuar 14 lindje me djem dhe 25 me vajza.
Me operacion cezarian kanë lindur 10 nëna dhe po aq kanë sjellë në jetë fëmijë për herë të parë.