4 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku dje në Fshatin Dumnicë të Podujevës, njofton Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.
Të katër personat, meshkuj, kanë marr disa lëndime trupore të cilët për shërim kanë pranuar tretman mjekësor. Aksidenti ka ndodhur në mbrëmjen e ditës së djeshme rreth orës 19:15 minuta, bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24- orësh.
Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave civile me ç’ rast ka edhe dëme materiale. Me vendim të prokurorit ky rast vazhdon në procedurë të rregullt./Llapi.info