Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit numri i aksidenteve ka qenë prapë i madh, sikurse çdo ditë të këtij viti.

Në këtë periudhë, kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 14 me të lënduar dhe 25 pa lëndime në njerëz.

Po ashtu, policia ka shqiptuar 1 mijë e 43 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion.

Tutje, ka arrestuar 22 persona, 8 i ka dërguar në mbajtje dhe 6 në vuajtje të dënimit.