Ministria e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe e Infrastrukturës e Serbisë ka publikuar kushte lokative për ndërtimin e segmentit të parë të autostradës Nish-Merdar, transmeton Koha.net.

Siç njofton portali serb ekapija, kushtet lokative janë publikuar për të gjitha trasetë, pesë sosh, në aq sa është ndarë segmenti Nish-Ploçnik.

Vlera e ndërtimit të segmentit të parë të “Autostradës së paqes”, siç e quajnë medie serbe autostradën Nish – Merdar, e gjatë 40 kilometra, është 212 milionë euro EUR, ka kumtuar kjo ministri.

E tërë gjatësia e autostradës Nish-Merdar-Prishtinë –Tiranë-Durrës, që do të mundësojë lidhjen e Serbisë dhe të Korridorit 10 me portin shqiptar Durrës, është 384 kilometra, ndërsa segmenti Nish-Merdar 77 kilometra.