Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 41 aksidente komunikacioni në tërë vendin.

Prej tyre një ka qenë me fatalitet, 19 me të lënduar dhe 21 pa lëndime në njerëz.

Po ashtu, në këtë 24 orë, numri i tiketave të shqiptuara ka qenë më i lartë se ditëve tjera. Raportohet se janë shqiptuar 1 mijë e 385 tiketa për kundërvajtësit e trafikut.

Policia njoftoi se ka arrestuar 15 persona dhe 10 i ka dërguar në mbajtje.