Gruja që dyshohet se u plagos sot në Fushë Kosovë nga burri i saj ka pësuar lëndime të rënda.

Lajmin për Gazetën Express e konfirmuar doktori Ejup Govori nga Emergjenca, aty edhe ku po trajtohet pacientja.

Gruaja e plagosur është 42 vjeçare dhe aktualisht është me vetëdije, por në trajtim e sipër.

“Pacientja eshte 42 vjeqare, ka ardh ne gjendje te renduar. Aktualisht eshte me vetedije, por ka marre lendime te renda si pasoje e plagosjes me arme. Ajo eshte ne trajtim e siper”, tha Govori.